MF dhe Instituti KLGI me Memorandum Bashkëpunimi

MF dhe Instituti KLGI me Memorandum Bashkëpunimi

Ministria e Financave dhe Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi për hartimin e Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal.

Marrëveshja ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), u nënshkrua nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI Besnik Tahiri (Zyrat e Institutit KLGI) ku prezentë ishte edhe Menaxheri i Programeve në DEMOS Norbert Pijls.

Projektligji për Financat e Pushtetit Lokal është njëri ndër ligjet më vitale i cili ofron efikasitet dhe qëndrueshmëri për komunat. Përmes këtij bashkëpunimi në procesin e hartimit të këtij Ligji do të jetë një sukses i përbashkët në përkrahjen e komunave dhe fuqizimin e qeverisjes lokale.

Objektivi i përgjithshëm i këtij bashkëpunimi në mes Ministrisë së Financave dhe Institutit KLGI në draftimin e LFPL, ka të bëjë me një proces të gjerë të konsultimit dhe përkushtimit profesional në mbështetjen teknike përgjatë gjithë procesit.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje gjithashtu do të jetë një vlerë e re e mbështetjes për institucione, si dhe një aspekt qenësor në ofrimin e modeleve të bashkëpunimit dhe koordinimit drejt reformave dhe fuqizimit të themeleve evropiane të qeverisjes lokale.

Gjithashtu përmes kësaj marrëveshje vendosen parimet, përgjegjësitë dhe mënyrat e bashkëpunimit.

Marrëveshja përfshin edhe pjesën e bashkërendimit dhe bashkëpunimit me Helvetas – DEMOS.

Mbështetja e Institutit KLGI për Ministrinë e Financave ofrohet në kuadrin e projektit “Një përpjekje drejt një qeverisje lokale të qëndrueshme dhe funksionale” i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Danimarkës (DANIDA) Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ku shtyllë të aktiviteteve ka “Financat Lokale dhe Zhvillimin Ekonomik”.

KOMENTE