Mesfushori Drilon Musaj bëhet i Dritës

Mesfushori Drilon Musaj bëhet i Dritës

KF Drita ka bërë me dije edhe për një blerje pasi në profilin zyrtar të klubit, është bërë me dije se mesfushori Drilon Musaj është bërë pjesë e klubit Drita.

Në këtë njoftim ndër tjerash thuhet se zyrtarisht kanë nënshkruar me super futbollistin Drilon Musaj, i cili ka qenë lojtar i “Laçit” dhe është kërkuar me ngulm nga disa skuadra.

“Pas shumë negociatave dhe analizimit të planit afatgjatë të klubit, mesfushori u bind dhe u bë pjesë e FC Dritës. Ekipi po kompletohet me sulmues, mesfushorë e mbrojtës”.
Po ashtu thuhet se të gjithë lojtarët e transferuar kanë arritur të ambientohen shumë mirë, pritet më e mira nga ta.

“Kryesia e klubit po analizon me kujdes të gjitha kërkesat e shtabit teknik dhe deri më tash të gjitha janë konkretizuar. Presidenti Valon Murseli është shprehur i gatshëm të mos kursej asgjë vetëm për të shpërblyer INTELEKTUALËT që i qëndruan besnik “FC Dritës” në ditët më të vështira!”

Qyteti i futbollit e meriton një “Dritë” që shndritë…

KOMENTE