Mehmeti: Faleminderit 2514 herë votues të Lëvizjes ‘’Vatra’’

Mehmeti: Faleminderit 2514 herë votues të Lëvizjes ‘’Vatra’’

Lëvizja ‘’Vatra’’ përkundër tensioneve të brendshme si dhe fraksioneve të jashtme duke tentuar të kopjojnë ideologjinë dhe vizionin e Lëvizjes tonë, prapë se prapë subjekti ynë jo vetëm që ka arritur t’i ruaj votat e saja të vitit 2013-të, por kemi rritje prej 2.3 %.

Kështu është shprehur, Fikri Mehmeti, zëdhënës i Lëvizjes Qytetare Vatra, sipas të cilit, Lëvizja Vatra ka arritur ta fiton besimin e votuesve të saj, dhe shumë qytetarëve. Edhe pse pritjet kanë qenë më të mëdha por, sistemi i monitorimit ka pamundësuar të jemi afër çdo vote që është adresuar tek ‘‘Vatra’’.

Mehmeti ka thënë se vetëm në bastionin e Lëvizjes ‘’Vatra’’ që është komuna e Gjilanit, kanë gjithsej 1663 vota, e që janë dhjetëra më shumë se në vitin 2013-të. Dhe kjo tregon jo vetëm stabilitet por edhe ngritje të besueshmërisë tek qytetarët e komunës së Gjilanit.

“Faleminderit shumë të gjithëve dhe shpresojmë që synimet e Luginasëve ditëve në vijim do të jenë edhe më të fuqishme dhe më konkrete. Shihemi në Tetor për një faktorizim të suksesshëm të luginasëve në Kosovë”, ka thënë Fikri Mehmeti, zëdhënës i Vatrës.

KOMENTE