Më 24 qershor jepet çmimi letrar “Beqir Musliu”

Më 24 qershor jepet çmimi letrar “Beqir Musliu”

Laureat i sivjetmë është Ramadan Musliu

Ceremonia e dhënies së Çmimit letrar “Beqir Musliu”, laureatit të sivjem, shkrimtarit Ramadan Musliu, do të organizohet më 24 qershor, ora 17:00 ( pas përfundimit të Manifestimit rajonal të poezisë,”Trekëndëshi poetik i paqes” ), në sallën e KK të Gjilanit.

Përveç Arsyetimit të Jurisë nga ana e prof dr. Anton Nikë Berishës, për profilin letrar të Ramadan Musliut do të flasin edhe kritikët letrarë, Nexhat Rexha e Prend Buzhala, Kurse do deklamohen edhe poezi të autorit nga artistja e skenave të moderimit, Xhezide Selimi.

Poetëve dhe artdashësve me një fjalë – porosi letrare do t’ iu drejtohet edhe fituesi i sivjem, Ramadan Musliu, fill pas marrjes së Çmimit – Plaketës nga kryetari i komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri, Zyra e të cilit e jep këtë Çmim nga viti 2004 e këndej.

Poetët dhe artdashësit nga Gjilani, Anamorava e më gjerë, ftohen dhe janë të mirëseardhur në këtë ceremoni, e cila ndodh pikërisht në ditën që shkoi në amshim, emblema e modernitetit shqiptar në letërsi, shkrimtari gjilanas Beqir Musliu.

KOMENTE