Mbahet Ankandi i Obligacioneve të Thesarit

Mbahet Ankandi i Obligacioneve të Thesarit

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur Ankandin e radhës të Letrave me Vlerë KV005-17, ku u ofertuan Bono Thesari me maturitet 6 mujor në vlerë nominale 20 milionë euro.

Nga shuma e ngritur në këtë ankand 10 milionë euro do të shërbejnë për rifinancimin e Bonove 3 mujore të emetuara 3 muaj më parë, kurse pjesa e mbetur do të shërbej për përkrahje buxhetore.

Në këtë ankand, tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 23.14 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 20 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.17 % vjetore.

Blerësit sipas kategorive të obligacioneve Qeveritare të Ankandit KV005-17, janë vetëm Bankat: 19.98 milionë euro.

KOMENTE