LVV: Me Vetëvendosjen në krye, edhe Gjilani do të ndryshon për të mirë

LVV: Me Vetëvendosjen në krye, edhe Gjilani do të ndryshon për të mirë

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, pas fitores së madhe të këtij subjekti, të hënën ka mbajtur konferencë shtypi, duke falënderuar qytetarët e Gjilanit për besimin e dhënë, Shtabin Zgjedhor Qendror, anëtarët e Shtabit Zgjedhor të Qendrës së Vetëvendosjes në Gjilan, Shtabet e Pikave të Vetëvendosje në Komunën e Gjilanit, Aktivistët, Vullnetarët, Komisionarët, vëzhguesit, donatorët, Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, mërgimtarët, medet dhe anëtarët e subjekteve të tjera politike që e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje, për kontributin e tyre për këtë fitore bindëse të Vetëvendosjes në Gjilan.

Besa Baftiu, kryetar e Qendrës së Vetëvendosjes në Gjilan, dhe kandidate për deputete, ka thënë kjo fitore e 11 qershorit është fitore dhe gëzim i trefishtë, sepse kemi 12 vjetorin e themelimit të Vetëvendosjes në Gjilan, çlirimi i Gjilanit dhe kuptohet fitorja e Vetëvendosjes.

“Fitore qytetare, sepse qytetarët i thanë po ndryshimit, e ndryshimi dihet se vjen vetëm me Vetëvendosjen”, ka thënë Baftiu.

Ndërsa Ismajl Kurtesh, shef Shtabi Zgjedhor i Qendrës së Vetëvendosje në Gjilan, njëherësh edhe kandidatë për deputet, ka theksuar se falë angazhimit të madh dhe punës së madhe të Lëvizjes Vetëvendosje si tersi, Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, aktivistëve, anëtarëve dhe përkrahësve të Vetëvendosjes, që tani më është dëshmuar, që janë shumica e qytetarëve të Komunës së Gjilanit.

“Me këtë fitore, në Gjilan ka përfunduar epoka e keqqeverisjes. Gjilani, që nga nëntori i këtij viti, do të udhëhiqet ndryshe nga Vetëvendosja e cila tani më e ka përkrahjen e madhe të qytetarëve. Qeveria komunale në ikje e ka humbur legjitimitetin e udhëheqjes me Gjilanin, sidomos të marrjes së vendimeve të rëndësishme për Komunën”, ka thënë Kurteshi.

Ndërkaq, kandidatit tjetër për deputet në Kuvendin e Kosovës, Nevzad Isufi, ka thënë se sot është ditë e madhe, sepse janë tri festa për ne dhe secila prej tyre e vlefshme.

“Vetëvendosje është subjekti më i votuari, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Gjilan, sepse të vetmit ishim në koalicion me popullin, qytetarin”, ka thënë Isufi, duke prezantuar rezultatet preliminare në Gjilan, ku bindshëm ka triumfuar Lëvizja Vetëvendosje!

KOMENTE