Lutfi Haziri me kandidatët e nominuar për deputet vizita pune në shtabet e 40 nëndegëve

Lutfi Haziri me kandidatët e nominuar për deputet vizita pune në shtabet e 40 nëndegëve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Lutfi Haziri, i cili është edhe nënkryetar në nivel qendror dhe kandidatët e nominuar për deputetë, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi e Isa Agushi, kanë realizuar vizita pune në shtabet zgjedhore të 40 nëndegëve.

Kryetari Haziri ka thënë se është i kënaqur me daljen e deritashme të qytetarëve dhe me qetësinë që po mbretëron në zgjedhjet e sotme.

Ndërsa, kur kanë mbetur edhe dy orë deri në mbylljen e vendvotimeve, Haziri ka apeluar qytetarët të cilët nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës që ta bëjnë këtë, në mënyrë të qetë, pa presione e me dinjitet, duke i kontribuar kështu forcimit të Republikës.

KOMENTE