Luta: LDK-Vetëvendosje, koalicioni kuq e zi

Luta: LDK-Vetëvendosje, koalicioni kuq e zi

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri – Luta, që njëherësh është edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ,në një prononcim për Portalin 2LONLINE, ka përsërit edhe njëherë qëndrimin e tij kur është në pyetje përafrimi i LDK-së me PDK-në duke thënë se, me ta, jo që nuk do të flitet më për koalicione e partneritete, por për me lidershipin e PDK-së, në asnjë mënyrë më nuk do të flitet as për bashkëpunim.

Ndërkohë, që ka shtuar se, do të mund të ofrohen me Vetëvendosjen, për të biseduar e për të negociuar edhe atë për shumë arsye. Luta ka përmend katër pika që i puq LDK-në e Vetëvendosjen, si legjitimiteti politik, krijimi i shumicës shqiptare, të bërit koalicionin kuq e zi dhe të shkaktuarit e ndryshim të madh.

Haziri ka thënë se si nënkryetar i LDK-së ai vlerëson se Lidhja Demokratike duke qenë parti shtet formuese, duke qenë parti e interesit nacional, nderë i bëjnë vendit nëse kontribuojnë në bashkimin e potencialeve të mira dhe të përfaqësimit të legjitimitetit politik, të atyre që populli i ka votua.

Ai ka thënë se LDK natyrshëm pritet që të ofrohet me lëvizjen e kuqe dhe të bisedon dhe të negocion, dhe nëse ka nevojë edhe të angazhohet për një qeverisje ndryshe, për një qeverisje më të mirë në këtë vend

Duke iu referuar lëvizjes Vetëvendosje, Haziri ka thënë se ata legjitimitetit politik e kanë, ia ka dhënë këtë ky proces zgjedhor që ishte i jashtëzakonshëm e që më i dëshiruari ishte prej vet, kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, por të cilit i kanë dal më së “idhti”, këto zgjedhje, në Gjilan e kudo.

Luta ka thënë tutje se LDK opsioni e saj e ka të qartë. LDK përfaqëson elektoratin rugovian, elektoratin e djathtë në Kosovë.

Një legjitimitet i ynë mund të përputhet shumë afër me Vetëvendosjen. Përkundër dallimeve që i kemi, dallimeve programore, ata janë të majtë, ne jemi të djathtë, mendojë që në këtë fazë nuk është rendi me fol për dallime. Pikat që na dallojnë duhet lënë të diskutohen më vonë. Pika e parë që na bashkon është legjitimiteti politik, që e kemi, e dyta është shumica shqiptare që krijohet, ne krijojmë bashkë shumicë shqiptare. E treta, ne bëjmë koalicion kuq e zi, e djathta dhe e majta kur bashkohen është legjitime kuq e zi, në këtë vend. Dhe e katërta, ne mundemi këtij vendi me i dhënë besë e shpresë përfundimisht, dhe me shkaktua ndryshim të madh”, ka thënë Lutfi Haziri – Luta, për 2LONLINE.

KOMENTE