Leka: Franca të mos gabojë, Haradinaj duhet të lirohet

Leka: Franca të mos gabojë, Haradinaj duhet të lirohet

Zëvendëspresidenti i Konfederatës Evropiane të Veteranëve të Luftës, Astrit Leka, ka bërë me dije se këto ditë, para datës 27 prill, do t’i nisë një letër presidentit të Francës, François Hollande, në lidhje me rastin e ndalimit të Ramush Haradinajt.

Ai ka treguar se ka lidhje të mira me shtetin e Francës. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Leka ka theksuar se Haradinaj duhet të lirohet dhe pret që Franca të mos bëjë gabim në këtë drejtim.

Ai ka thënë se të drejtat e njeriut janë cenuar me ndalimin e Haradinajt, i cili u shpall i pafajshëm dy herë nga Gjykata e Hagës. Leka në këtë intervistë ka folur edhe për ndihmën që ka dhënë për pranimin e OVLUÇK-së si vëzhguese në Federatën Botërore të Veteranëve të Luftës.

BURIMI: Epoka e Re

KOMENTE