Labinot Hyseni dhe Arbëreshë Kryeziu-Hyseni kalojnë në Vetëvendosje

Labinot Hyseni dhe Arbëreshë Kryeziu-Hyseni kalojnë në Vetëvendosje

Ish kryetari i Aleancës së të Rinjve në Gjilan Labinot Hyseni si dhe ish zyrtarja për komunikim e Degës së AAK-së në Gjilan Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, i janë bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje.

Çifti Hyseni kanë thënë se arsyeja pse ata kanë vendosur dhe zgjedhur të bëhen pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, është fakti se Lëvizjen e shohin si të vetmen zgjidhje për Kosovën dhe popullin e saj, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.

“Sipas tyre, kjo është dëshmuar nëpërmjet të gjitha qëndrimeve që Lëvizja ka mbajtur deri më tani, prandaj edhe kanë vendosur që edhe ata të bëhen pjesë e kësaj zgjidhje, zgjidhje kjo për të cilën Kosova ka nevojë më shumë se kurrë”, thuhet në fund të njoftimit.

KOMENTE