Kryetari i Vitisë priti në takim drejtorin dhe nxënësit e shkollës “Nijazi Rexhepi”

Kryetari i Vitisë priti në takim drejtorin dhe nxënësit e shkollës “Nijazi Rexhepi”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim, Asllan Fana, drejtor i shkollës së mesme të ultë “Njiazi Rexhepi” në Sllatinë të Epërme dhe të paraleleve të ndara në Sadovinë e Çerkezëve, Trestenik, Sllatinë e Poshtme dhe lagjen e Gjinollëve.

Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti dhe drejtori Fana kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit të Komunës me këtë shkollë me qëllim të botimit të revistës shkollore.

Po ashtu nxënësit e këtyre shkollave kanë zhvilluar edhe një intervistë me kryetarin Haliti.

Ndër tjerash kryetari i komunës, Sokol Haliti ju ka uruar suksese në mësim nxënësve duke i njoftuar se kjo komunë po bënë çmos që të siguroj kushte sa më të mira për mësim nxënie dhe mësimdhënie.

KOMENTE