Kryetari Haliti priti në takim Leyvraz Eric, kryetar i dhomës së lartë të Parlamentit të Gjenevës

Kryetari Haliti priti në takim Leyvraz Eric, kryetar i dhomës së lartë të Parlamentit të Gjenevës

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim Leyvraz Eric, kryetar i dhomës së lartë të Parlamentit të Gjenevës.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e ka njoftuar atë me zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, konkretisht me projektet e realizuara dhe projektet që parashihen për të ardhmen.

Ndër tjerash Kryetari Haliti ka thënë se një pjesë e madhe e bashkatdhetarëve tanë punojnë dhe jetojnë në shtetin Helvetik, konkretisht në kantonin e Gjenevës.

Gjithashtu në shenjë respekti ndaj tij dhe kantonit të Gjenevës kryetari Haliti i ka ndarë z. Leyvraz Eric një mirënjohje.

KOMENTE