Kryetari Haliti po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër

Kryetari Haliti po qëndron për vizitë zyrtare në Zvicër

Kryetari i komunës së Vitisë po qëndron në një vizitë disa ditëshe në Zvicër, me që rast po zhvillon takime me udhëheqës të komunave zvicerane.

Haliti është falënderuar nga mikpritësit për këtë vizitë që po e zhvillon, ndërkohë që ka pasqyruar gjendjen aktuale e ekonomike në komunën e Vitisë.

Ai ka takuar kryetarin e Langentalit dhe Pratenit që u cilësuan si takime të frytshme.

Kurse, me iniciativë të bashkatdhetarëve që jetojnë në këtë pjesë të Zvicrës, do të niset një kontingjent me pajisje të nevojshme për Njësinë e Zjarrfikjes në Viti.

Në takime me zyrtarë zviceran, kryetari po shoqërohet edhe nga Gafurr Ahmeti e Sali Salihu.

KOMENTE