Kryetari Haliti ngushëllon familjet e viktimave në 16 vjetorin e sulmeve terroriste në New York

Kryetari Haliti ngushëllon familjet e viktimave në 16 vjetorin e sulmeve terroriste në New York

Në 16 vjetorin e sulmeve terroriste mbi kullat binjake në New York, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka ngushëlluar familjet e viktimave, Zyrën e Ambasadës amerikane dhe gjithë qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për humbjen e jetrave të më të dashurve të tyre në sulmet e 11 shtatorit 2001.

Aktet e tilla të dhunës së paimagjinueshme ndaj qytetarëve janë të papranueshme dhe u dënuan nga e gjithë bota e mbarë. Sulmet ndaj jetës dhe vlerave demokratike për të cilat jemi përcaktuar nuk mund të ngadhënjejnë ndaj të drejtës dhe respektit për të drejtat dhe liritë e njerëzve”, thuhet në komunikatën e kryetarit Haliti, drejtuar qytetarëve dhe Zyrës së Ambasadës amerikane në Kosovë.

Me këtë rast, Drejtoria për Kulturë Rini e Sport në Viti, do të organizoj homazhe tek sheshi Richard Holbrook në Viti, ku do të ndezen qirinj sonte me datë 11.09.2017 prej orës 20:00.

KOMENTE