Kreu i Komunës takon mërgimtarët vitias

Kreu i Komunës takon mërgimtarët vitias

Kryetari Haliti priti në takim mërgimtarët vitias, bisedojnë rreth aktiviteteve për nder të manifestimit “Ditët e Diasporës”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në një takim mërgimtaret vitias, konkretisht ata që janë pjesë të shoqatës “Gjeneva” me seli në Gjenevë të Zvicrës.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti i ka njoftuar ata me aktivitetet që po mbahen në Viti gjatë këtyre ditëve në manifestimin tre ditor “Ditët e Diasporës” .

Gjithashtu ai tha se në shenjë respekti për shtetin Helvetik ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë vitias kjo komunë nesër do të ketë për vizitë ish presidenten e konfederatës Zvicerane, znj. Micheline Calmy-Rey .

Ai tha se me iniciativën e tij një shesh në Viti do ta mban emrin e ish presidentes si dhe ajo do të shpallët nga Kuvendi Komunal i Vitisë Qytetare nderi.

KOMENTE