Kosova faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë

Kosova faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shkruar në profilin e tij se sapo ka pasur një bisedë tepër miqësore, por edhe përmbajtësore, me zëvendëspresidentin Michael Pence të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi ka shkruar se Kosova tani, është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

Ja postrimi i tij i plotë:

Sapo pata një bisedë tepër miqësore, por edhe përmbajtësore, me zëvendëspresidentin Pence të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kosova tani, është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

Prandaj, po punojmë bashkërisht për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, si forcë mbrojtëse profesionale e multi-etnike në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Prandaj jemi të pakompromis në luftimin e çdo ekstremizmi, radikalizmi dhe terrorizmi; prandaj jemi të përcaktuar për dialog e marrëdhënie të mira fqinjësore.

Kjo është mënyra më e mirë për të shprehur mirënjohjen tonë për partneritetin dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHBA-ja ka qenë me ne në të kaluarën dhe do të jemi bashkë edhe në të ardhmen. Lidershipi amerikan është i pazëvendësueshëm për aspiratën tonë euro – atlantike. HTH

KOMENTE