Kosova dhe përgjithësisht shqiptarët, nga sonte kanë një Kampion të ri bote

Kosova dhe përgjithësisht shqiptarët, nga sonte kanë një Kampion të ri bote

Kampioni i ri i botës në pesha të rënda, versioni WBF, – ERZEN RRUSTEMI

Kosova dhe përgjithësisht shqiptarët, nga sonte kanë një Kampion të ri bote, të parin në historinë tonë të derisotshme dhe quhet, Erzen Rustemi.

Në shtetin e Danimarkës, në qytetin Aarhus, në sallën Ceres Arena, i pamposhturi ynë në 11 meçet e deritashme, i kryqëzoi dorëzat me argjentinasin Rikardo Ramirez, i cili nga 14 meçeet e tija, 11 meçe i kishte fituar me nokaut.

Por, boksieri ynë, i cili ishte përgatitur qe një kohë të gjatë për këtë meç, në mënyrën më të mirë, e nisi këtë meç, i cili ishte tejet i rëndësishëm, sepse fituesi shpallej Kampion bote në pesha të rënda, versioni WBF.

Pavarësisht turrit të argjentinasit në fillim të rundit të parë, Erzeni me gjaktfohtësi dhe me disa të rëna, duke i shfrytëzuar dhe duart më të gjata, e neutralizoi Ramirezin, qysh nga fundi i këtij rundi, duke e dërguar në nokdaun, përmes të djathtës së tij rrënuese.

Edhe në fillim të rundit të dytë, boksieri argjentinas u vërsul mbi boksierin tonë, por, Erzeni dëshmoi se nuk është rastësisht në këtë rang boskierësh si dhe, fitoret e deritashme nuk i kishte të rastin.

Kah gjysma e rundit të dytë, përsëri dhe thuaja në të njejtin vend ( në vesh) e solli sërsih në nokdaun, Ramirezin.

Erzeni, i cili tashmë kishte krijuar një avantazh të madh, e përdori të djthtën e tij edhe njëherë pas numrimit nga ana e referit dhe, Ramirez nuk arriti më të ngritej.

Kjo fitore rrufe e Erzen Rrustemit, solli gëzim të madh në mesin e dhjetëra shqiptarëve të cilët ishin të pranishëm në Ceres Arena por edhe te mijëra të tjerë që po e ndiqnin përmes portalesh e rrjetesh sociale, ngase asnjë medium yni publik,nuk e transmetoi, shkaku i neglizhimit dhe mosofertimit me kohë te Organizatori i këtij meçi.

Vlenë të potencohet se, meçin e sontshëm për titull të Kampionit të botës, Erzeni e nisi duke i qëndruar gatitu Himnit Kombëtar. Kurse triumfin e tij e manifestoi me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si një protestë ndaj një mediumi televiziv serb, i cili kishte siguruar të drejtën e transmetimit telviziv për vendet e Ballkanit ( pa Kosovën ).

Sabit Rrustemi

KOMENTE