Kopallat-globale të politikës shqiptare po lënë Luginën e Preshevës pa rini!

Kopallat-globale të politikës shqiptare po lënë Luginën e Preshevës pa rini!

Drilon Hyseni i sapo diplomuar në Universitetin e Prishtinës e ka të vështirë të gjejë hapësirë në vendlindjen e tij në Bujanoc në mungesë të perspektivës dhe se i vetmi vend që ata i pret me dëshirë është enti për punësim.

Ai gjatë një interviste për Titulli.com tha se qasja e rinisë në krijimin e politikave qeverisëse lokale, është mision i pamundur. “Pushtete lokale, si sot edhe dje, favorizojnë atë pjesë të rinisë e cila është aktive nëpër fushatat zgjedhore, duke i nderuar me ndonjë projekt sa për të thënë”, është shprehur Hyseni.

Sipas tij rinia shqiptare nga Bujanoci dhe Preshevë po largohet duke kërkuar një jetë më të mirë në vende të ndryshme të perëndimit. Drilon Hyseni është një opinionist i pavarur në Luginë të Preshevës dhe shtjellon tema të ndryshme që përballen shqiptarët në këto treva…

lexo intervistënt te:  BURIMI: Titulli.com

KOMENTE