Kontroll të rregullt shëndetësor për fëmijë në shkolla fillore dhe të mesme

Kontroll të rregullt shëndetësor për fëmijë në shkolla fillore dhe të mesme

Çdo ditë ju ekspozohen kushteve të ndryshme, të cilat rrezikojnë shëndetin e fëmijëve. Fëmijët janë më të ndjeshëm dhe më së shumti ju ekspozohen sëmundjeve dhe baktereve të ndryshme.

Fikri Mehmeti

Duke pasur parasysh se shumë fëmijë nuk jetojnë në kushte të mira familjare, bëjnë kilometra në këmbë për të shkuar deri në shkollë, ushqimi i dobët, ambient i ndotur nga gazrat e ndryshme në qytet, i bëjnë që të jenë më të dobët karshi sëmundjeve.

Nevojitet një kontroll tri herë brenda vitit shkollorë, për të parandaluar sëmundjet të cilat shumë lehtë shfaqen tek fëmijët.

Nuk mjafton vetëm vaksinimi dhe një kontroll njëherë në vit, është e nevojshme që të kontrollohen më shpesh, kjo do të evidentonte gripin, sëmundje të ndryshme të cilat mund ti rrezikojnë fëmijët.

Po ashtu edhe prezenca e psikologut, do të ishte shumë e nevojshme, për t’i ndihmuar në profilizim dhe ndërtimin e karakterit të fëmijëve, duke i ruajtur njëherësh nga aferat antinjerëzore që sot ekzistojnë në media dhe internet.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE