Kontrabandonin dele e dhifotoilustruese

Kontrabandonin dele e dhi

Policia e Kosovës në Viti, përmes rrugëve operative është njoftuar për një rast “Transport ilegal i kafshëve”. Personat e dyshuar Kontrabandonin dele e dhi

Njësitet patrulluese nga stacioni policor i Vitisë kanë dalë me urgjencë dhe në një lokacionin mbi fshatin Smirë, Komuna Viti, ku janë gjetë rreth 65 krerë (Dele dhe Dhi) që dyshohet se janë kontrabanduar.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se personat e dyshuar që besohet t’i kenë sjellë kafshët kane ikur nga vendi i ngjarjes dhe e kane lenë kopenë vetëm aty sipas njoftimeve kafshët kanë qenë të pa martikuluara dhe dyshohet se janë sjelle nga Republika e Maqedonisë përmes rrugëve ilegale.

Hashani tha se lidhur me rastin është njoftuar Njësia Kufitare Rajoni Lindje e cila tutje procedon me rast.

KOMENTE