Koalicioni LDK dhe Vetëvendosje është zgjidhje, në të kundërtën të shkohet në zgjedhje!

Koalicioni LDK dhe Vetëvendosje është zgjidhje, në të kundërtën të shkohet në zgjedhje!

“Qytetarët e Kosovës, tash e sa vite janë lodhur me këtë “fëmijëri” të skenës politike kosovare; “…jo po rri në sallë, jo po dalë prej sallës, jo unë i pari…”, ku dhjetëra persona duan të bëhen kryeministër, e kur dihet se ajo zyre pranon vetëm një kryeministër”.

Duke qenë një nga participuesit në koalicionin LAA me kandidatë për deputetë dhe me votë, mendoj se zgjidhja më e mirë do të ishte koalicioni LAA- VV, pasi që do të ishte një qeveri stabile dhe do të ishte një risi futja e VV-së në qeverisje”.

Kështu mendon Kushtirm Kadriu, kryetar i Lëvizjes Qytetare Vatra, sipas të cilit, kështu, do të gërshetohej gjenerata e re dhe kreative të cilën e përbën VV-ja me gjeneratën më të moshuar e më të matur që e përbën LDK- ja.

Sipas tij, ky koalicion do të ofronte një zhvillim të sigurt në dy shtyllat e rëndësishme të qeverisjes, në atë të drejtësisë dhe në atë të ekonomisë.

“Proceset në drejtësi dhe siguri do të duhej t’i merrte përsipër VV- ja, kurse ekonominë do të duhej ta merrte përsipër LDK-ja, e për punët e jashtme, padyshim më I miri do të ishte Behxhet Pacolli I AKR- së”, thotë Kadriu i Vatrës.

Kadriu mendo nëse nëse nuk arrihet kjo ujdi, është më së miri, që sa më shpejtë të shkohet në zgjedhje, pasi që populli nuk mund të pres deri në pafundësi.

KOMENTE