KF Gjilani merr edhe Mustafën dhe Karahodën

KF Gjilani merr edhe Mustafën dhe Karahodën

Zyrtare:  Gjilani ‘firmos’ me Diar Mustafën

Klubi Futbollistik “Gjilani” ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me futbollistin Diar Mustafa.

Diar Mustafa luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga rradhët e KF Trepça ’89.

Mustafa është një përforcim i duhur për ekipin tonë, derisa afati kalimtar ende është i hapur për ardhje të reja, thuhet në njoftimin e KF Gjilanit.

Zyrtare: Gjilani transferon Fatih Karahodën

Gjilani ka arritur marrëveshje me sulmuesin e KF Besa Fatih Karahoda.

Shtatlarti vjen në Gjilan pas një sezoni të suksesshëm te KF Besa ku arriti telë fitoj kupën e Kosovës.

Karahoda me herët ka qenë pjesë e shumë skuadrave të njohura në Kosovë duke u stolisur kështu me shumë trofe të ndryshëm, thuhet në njoftimin e KF Gjilanit.

 

KOMENTE