Kështjella sublime!

Kështjella sublime!

Që nga rinia, kështjellat më tërhiqnin vëmendjen dhe sa herë që kisha rastin, i vizitoja, fotografoja dhe tani i kam disa albume…

Reis MIRDITA

… Në këto preferenca, asnjëherë nuk kam imagjinuar se do të kem fatin të bisedoj nga afër me Kështjellën më sublime që kam parë. Një bukuri mitike shqiptare e njohur dhe e pranuar si e tillë në vitin 2010. Kështjella Pepshi – Miss Kosova 2010.

Më Kështjellën u takuam një pasdite shkurti (2017) dhe darkuam bashkë në Thun të Zvicrës. Ç’të them…, interlokutore nga odë burrash, e qartë, pa komplekse e pa mendjemadhësi; plot modesti të sinqertë, diksion e zë tëkulluar që do ta kishte kërkuar çdo moderatore e këngëtare me famë… Ja kjo është Kështjella të cilën e njoha nga afër këtë fillim jave. Kështjella me bukuri mitike. Fytyrë engjullore, shtathedhur, këmbë të pafund që bartin siluetën e gëdhendur e që i japin estetikë marramendëse edhe me veshje të gjata, do të thotë veshje gala, sikur edhe modës së ditës me veshje sportive gjer tek ato të show-arteve – pra të skenës.

Kështjella, e pajisur me bukuri nga Krijuesi, i ka të gjitha atutë në dorë. Zë shumë të bukur dhe dëshirë për kënduar, fotogjenike perfektë nga të gjitha këndet e pra edhe me simetre perfektë, përmbush kushtin kryesor për gjirime: film, binë, moderimtv, apo konferenca. Njohuritë e përgjithshme solide ia mundësojnë këto angazhime në të cilat ajo pa mëdyshje do të tregonte suksese të lakmueshme sikur që ka treguar edhe gjer më sot nëpër shfaqjet e saja në sektorë të ndryshëm të artit pamor.

Biseda e ynë gjithashtu përfshinë momente nga dëshirat dhe projektet e saj. Zëri i bukur, me siguri është faktori i parë që ka bë t’i lind dashuria për këngën. Elani për arritje nuk i mungon edhe pse estradën nuk e ka fort për prioritet. Kur flet për këtë projekt ende të pa përpikësuar, ajo sikur fiton energji të reja dhe buzëqeshja i merr pamje magjike. Gjer në hapat më vendimtare në këtë kahe, ajo mban bashkëpunimin me z.Fadil Berishën në NewYork lidhur me veshjet elegante të klasikës botërore.

Gjatë bisedës, i them se para një viti revista Esquiree ka shpallurndër 60 femrat më të bukura të vitit në botë, me arsyetim përcjelles“ …Sepse ajo mund te vishet edhe me veshje të gjata dhe të duket e bukur!”. Artikullin e pata përkthyer nga anglishtja dhe ua dërgova mediave tona të cilat e publikuan por sot unë gjeta vetëm një nyje në një webfaqe shqiptare të cilën ia çova bukuroshes sonë me mail.

Profili politik

Kështjella thotë se politika “nuk i flenë shumë për zemre” por ajo ka filluar të merret me të e sot është Kryetare e degës së CVP si dhe kandidate në Zgjedhjet Nacionale për Kuvendin Zviceran që u mbajtën nëverë të 2015 në të cilat Kështjella tuboi më shumë vota nga radhët e kandidatëve shqiptaro-zviceranë. Për në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve, ajo me adhurim flet për Presidentin e ndjerë, z. Ibrahim Rugova për të cilin ka kujtime të pashlyeshme që nga femëria e saj e hershme.

I impresionuar nga çiltërsia dhe bagazhi intelektual, u ndava me dëshirë të flaktë të takohemi përsëri, me projekt të bëjë një Portret më të kompletuar të Kështjellës si dhe një intervistë në të cilën ajo më së miri do të na flasë për sukseset dhe planet e saja për ardhmëri të frytshme në lëmitë e artit që preferon.

KOMENTE