Kapen me kokainë

Kapen me kokainë

Policia e Kosovës, njësitet e hetimeve Rajonale dhe njësitet tjera Mbështetëse, gjatë zbatimit të një plani veprues operativë në rrugën “Avdullah Tahiri” këtu në Gjilan kanë ndaluar vetura Golf 5 me targa 04 ku gjatë kontrollit tek njëri nga dy personat që ishin në veturë ne xhepin e vogël te pantallonave ju është gjetur një qese e vogël me substancë narkotike e dyshuar të jetë kokainë.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se gjatë kontrollit të detajuar te veturës nën ulësen e vozitësit është gjetur edhe një qese tjetër e vogël e substancës narkotike që dyshohet të jetë po ashtu kokainë.

Zëdhënësi Hashani ka thënë se të dyshuarit janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës dhe janë sjellë ne Stacion Policor në Gjilan.

“Substanca është konfiskuar, është bërë matja me peshore zyrtare dhe ka peshuar 2, 7 gram.Të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është lëshuar urdhër mbi ndalimin e të dyshuarve që të dy shqiptar shtetas të Kosovës për 48 orë” ka thënë zëdhënësi Hashani.

Rasti po hetohet nga policia e Kosovës njësitet antidrogë.

KOMENTE