Kajtazi: LDK duhet të ndërgjegjësohet…!

Kajtazi: LDK duhet të ndërgjegjësohet…!

Analisti Fadil Kajtazi ka shkruar në profilin e tij se është i çuditshëm vrulli i disave në LDK, kur duke menduar të faktorizohen, në media e hapin temën që nuk është temë; “nëse hymë në koalicion me PAN, unë bëj kështu apo ashtu….”

Sipas tij, tema që është temë në LDK, duhet të jetë vendimi i Gjykatës së arbitrazhit për kufirin Kroaci-Slloveni, vendim i cili decidivisht është i prerë se “vlejnë parimi kadastral në përcaktimin e kufirit”.

Ja postimi i plotë i Kajtazit

Është i çuditshëm vrulli i disave në LDK kur duke menduar të faktorizohen, në media e hapin temën që nuk është temë; “nëse hymë në koalicion me PAN, unë bëj kështu apo ashtu….”

Tema që është temë në LDK, duhet të jetë vendimi i Gjykatës së arbitrazhit për kufirin Kroaci-Slloveni, vendim i cili decidivisht është i prerë se “vlejnë parimi kadastral në përcaktimin e kufirit”

Dhe temë mbi temat në LDK duhet të jetë se si këta që tani po e bëjnë temë PAN-in, vetëm për ta rritur vetën dhe denigruar LDK, thirreshin në emër të ekspertizave të tyre dhe refuzuan sugjerimet e Barac Obamës, Joe Biden, dhe John Cerry për ta votuar demarkacionin me Malin e Zi.

Kjo kategori, LDK dhe Kosovën, e barazoi me pozitat që mbante Millosheviqi gjatë proceseve të negociatave me faktorin ndërkombëtarë që ndihmonte për përfundimin e Luftës Civile në ish Jugosllavi.
Kjo kategori në LDK, e anoi peshoren e përcaktimit politik strategjik të LDK dhe Kosovës nga SHBA dhe Evropa në anën e Rusisë.

Vendimi i gjykatës së arbitrazhit në rastin Kroato-Slloven, një pjesë të LDK-së i ve në pozitën e Millosheviqit në mbrojtjen e vijës Karllovac-Karllobag-Viroviticë.

LDK duhet të ndërgjegjësohet dhe të veprojë shpejt në demaskimin e kësaj kategorie!

KOMENTE