Ja sportistët më të mirë të vitit 2016

Ja sportistët më të mirë të vitit 2016

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në mënyrë solemne në Kamenicë u bë zgjedhja e sportistëve më të mirë, klubit dhe trajnerit më të suksesshëm për vitin 2016.

Në këtë solemnitet morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e klubeve sportive në Komunën e Kamenicës, kryetari i Komunës Begzad Sinani dhe zyrtarët e DKRS-së.

Për tre sportistët më të mirë u ndanë mirënjohje dhe kupa të cilat ua dorëzoi kryetari i komunës Begzad Sinani.

Vendi i parë i takon Musa Hajdari nga “KA ROGANA” i cili për herë të katërt shpallet sportisti më i mirë i komunës, ndërsa në vendin e dytë u radhit Vijona Kryeziu e po të njëjtit klub këta dy atlet me sukseset e tyre i kanë kaluar kufijtë komunal e shtetëror, ishin pjesëmarrës në shumë gara ndërkombëtare si dhe në lojërat olimpike “Rio 2016” ndërsa vendi i tretë i takoi futbollistit Egzon Huruglica nga Kf.Dardana.

Me mirënjohje dhe medalje u shpërblyen këta sportist të dalluar: Bujar Fetiu – Klubi i Shahut Dardana, Luan Maliqi – Klubi i Karatesë Arbëria, Edmond Shillova – Klubi i Pingpongut Dardana, Vullnet Bunjaku – Klubi i Volejbollit Arbëria, Augent Latifaj – Klubi i Futbollit Kika, Ilir Zubaku – Klubi Futbollit Dardana dhe Durim Biqkaj – Klubi i Futbollit Kika.

Mirënjohjet i ndau kryetari i Komunës Begzad Sinani dhe drejtori i DKRS-së Milaim Limani.

Klubi më i suksesshëm u shpallë Klubi i Atletikës “KA ROGANA” i cili tanimë është bërë i njohur me rezultate kombëtare dhe ndërkombëtare ndërsa merita të pakontestueshme ka trajneri Zijadin Kryeziu i cili u shpall trajneri më i mirë i vitit 2016.

Kryetari i Komunës Begzad Sinani i përgëzoi sportistët për rezultatet e arritura në këto kushte dhe i njoftoj sportistët se në muajin Prill do të jetë gati për shfrytëzim edhe palestra sportive ndërsa fusha e futbollit në Kamenicë do të rinovohet dhe shuma e mjeteve të siguruara prej 200.000 eurove nuk do të jetë përfundimtare por do të ketë edhe mjete të tjera, po ashtu do ti kushtohet rëndësi edhe ndërtimit të shtegut të atletikës dhe do të krijohen kushte më të mira për zhvillimin e sportit në komunën tonë dhe komuna do të përkrahë aktivitetet sportive brenda mundësive që i ka.

KOMENTE