iPhone 8, pa butona fizikë (video)

Heqja e kufjeve me fishë nga kompania Apple nuk është se edhe u prit mirë nga klientët besnik të këtij produkti të telefonave. Publiku dhe kritika bënë jo pak thumbime drejt politikave të reja të Apple. Edhe versioni i ri Iphone 8 që pritet të dal në shtator të këtij viti, pritet për një tjetër ndryshim të madh në serinë e produktit të saj.

Ming-Cho Kuo, një analist i njohur në sektorin e telefonave inteligjentë, thotë se iPhone 8 nuk do të ketë butonin fizik “Home”.

Butoni fizik do të njësohet me gjithë ekranin me prekje, me ndryshimin e vetëm se në momentin që prek në pjesën ku tek produktet paraardhëse ndodhet ky buton, do të shfaqet ajo që Ming-Chi Kuo e quan “Funciton Area”, ose zona e funksioneve.

Në internet po qarkullojnë thashetheme të ndryshme sa i përket specifikacioneve të versionit të ri të smart aparatit. Një tjetër spekulim që flitet është çmimi tejet i lartë i cili pritet të dal në treg por edhe bateria me kapacitet më të lartë për dallim nga versionet e mëparshme.

Do të jetë një zonë multifunksionale që jo vetëm do të zëvendësojë butonin tradicional, por edhe do t’i mundësojë kompanisë që të kryejë edhe disa ndryshime të tjera në përmirësimin e dizajnit të pajisjes.

KOMENTE