Interesi për t’u mbrojtur!

Interesi për t’u mbrojtur!

Puankareja, kryeministri francez nisi bisedimet me britanikët duke ditur se lufta mund të ishte afër, për këtë (çështje të luftës) çuan në një shkëmbim notash në fund të nëntorit të vitit 1912, ndërmjet Grejit, sekretar britanik për politikën e jashtme dhe Pol Kambonit, ambasadorit francez në Londër.

Sami ARIFI

Rusët, duke parë se Bullgaria në frontin e luftës (gjatë luftërave ballkanike 1912-1913) kundër osmanëve po përparonte, dhe se ajo (Bullgaria) mund të pushtonte Stambollin (Konstandinopojën), rusët i kishte rrokur një shqetësim i madh. Ministri i jashtëm rus Sazanovi e kishte paralajmëruar Francën dhe Britaninë e Madhe se, Rusia, për të parandaluar marrjen e kryeqytetit osman nga bullgarët, ishte alarmuar njaft shumë, nga se, atë (kryeqytetin osman) e kishte planifikuar për vete.

Aq të alarmuar ishin rusët, saqë filluan përgatitjet për luftë kundër Bullgarisë dhe u nisen t’iu ofroheshin Rumanisë (që ishte qysh prej vitit 1883 aleancë e Austrisë dhe Gjermanisë) për të siguruar të drejtën transit përmes territorit rumun.

Pra, francezët vlerësuan shqetësimin e Rusisë rreth Stambollit (Konstandinopojës) pra, ashtu edhe britanikët (francezët dhe britanikët) kishin frikë se vetë rusët mund ta pushtonin Stambollin (Konstandinopojën). Nëse do të ndodhte kjo, britanikët menjëherë do të hynin në luftë kundër rusëve. Për pasoj Puankareja, me mbështetjen e britanikëve propozoi që fuqitë për luftën osmano-bullgare të ndërmjetësonin për të siguruar që kryeqyteti otoman të mbetet në dorë të turqëve.

Shqetësim tjetër i Puankaresë ishte se Austro-Hungaria me mbështetje të Gjermanisë mund të përfitonte nga kjo krizë ballkanike për të larë llogaritë me Serbinë, ai (Puankareja) u bëri presion rusëve që kësaj radhe ata duhet të mbështesnin Serbinë deri në fund.

Puankareja i sigurojë rusët duke theksuar se ju duhet të keni besim në mbështetjen franceze: “Nëse Rusia hyn në luftë,-tha ai edhe Franca do të hyjë, sepse ne e dim se Gjermania në këtë çështje është mbrapa Austro-Hungarisë”.

Në të vërtetë, austro-hungarezët në këtë kohë për çështjen në Ballkan, patën një qëndrim të vendosur vetëm për një çështje e ajo ishte: Pra, “ata kërkonin që ish territori turk midis maleve shqiptare dhe Detit Adriatik, të cilin e kishin pushtuar grekët, serbët dhe malazezët gjatë luftërave ballkanike, të bëhej një shtet i Pavarur Kombëtar Shqiptar, si një kundërpeshë ndaj sllavëve të jugut dhe për t’i mohuar atyre këtë zgjerim të mëtutjeshëm territorial.

Më të prekur nga ky propozim ishin serbët, të cilët mbi Shqipërinë Qendrore u jepte (serbëve) një dalje të pavarur, për të lakmuar në det. Pra, së fundi Austro-Hungaria urojë pëlqimin e Fuqive të Mëdha për të ngritur një Shqipëri të Pavarur, por me çmimin e krizave të tjera ndërkombëtare. Pra, edhe përpara nënshkrimit të Traktatit të Londrës (1912-1913), ishte e qartë se paqja me Turqinë nuk do të sillte paqe për Ballkanin, dhe se ishte e sigurt se në këtë rajon do të zhvilloheshin kriza të reja për ndarjen e plaçkës në territoret shqiptare.

Edhe se serbët u tërhoqën nga porti i Durrësit, me kërcënimin që u bëri Austro- Hungaria e përkrahur edhe nga Gjermania përmes një ultimatumi më 17 tetor të vitit1913, ata u detyruan të zmbrapsen nga porti i Durrësit. Serbia edhe më tutje si ndali përpjekjet për t’a pushtuar Shqipërinë.

Në shkurt të vitit 1914, princi i kurorës Serbisë dhe kryeministri serb, Nikolla Pashiqi, i bën një vizitë carit rus në San Peterburg, ku u diskutua ideja e një lidhje të re ballkanike. Megjithëse theksuan dëshirën e tyre për paqë, ata (serbët dhe rusët) folën veçse për politika jo paqësore.

Ata dëshironin që Rusia të rregullonte vendosjen e një ushtrie ndërkombëtare në Shqipëri për të mbrojtur këtë vend nga austriakët dhe italianët. Ata (serbët) sugjeruan koncesione më të mëdha territoriale për Bullgarinë në kompensim për një garanci për ndihmën e bullgarëve në zgjerimin e problemit serbo-kroat, me të cilin ata (serbët) donin të thoshin lirimin e Bosnje-Hercegovinës dhe krahinave të tjera sllave nga Perandoria e Habsburgëve (austro-hungareze) dhe përfshirjen e këtyre krahinave në Serbi; pra, serbët donin armë,…,

Ata donin armë për të asgjësuar shqiptarët dhe të tjerët (përmes shpërnguljes dhe asgjësimit fizik të tyre si dhe formave të tjera). Prandaj së fundi mund të konkludohet se shtetet (kombet) në mes tyre nuk kanë dashuri, por ato kanë partneritet reciprok në mes tyre.

Kur Serbia bën partneritet për armë, për të sulmuar, dhe s’po heq dorë nga trojet tona shekullore, interesi i ynë (i gjithë shqiptarëve) për t’u mbrojtur, duhet të jetë i mijëfishuar nga vetja (nga shqiptarët), po edhe nga partneriteti i shteteve mike… për ta forcuar paqen dhe lirinë në këto troje stërgjyshore.

Në interesin për t’u përgatitur për mbrojtje, që është interes i përgjithshëm, shpresoj, mos të ketë udhëheqës që vënë interesat e tyre para një çështje aq madhore?!,…,Një fjalë e urtë e popullit thotë: “Qeni i keq e bie ujkun në torishtë”…!

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE