Haziri ngushëllon familjen Kryeziu me rastin e ndarjes nga jeta të gjyqtarit Ilaz Kryeziu

Haziri ngushëllon familjen Kryeziu me rastin e ndarjes nga jeta të gjyqtarit Ilaz Kryeziu

Me rastin e ndarjes nga jeta të ish gjyqtarit Ilaz Kryeziu, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Kryeziu dhe kryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan, Afrim Shala. Në telegram thuhet:

“E nderuara familje Kryeziu,

I nderuari kryegjyqtar i Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Afrim Shala,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish gjyqtarit të njohur gjilanas, Ilaz Kryeziu.

Ilaz Kryeziu krejt jetën e tij punoi që qyteti jonë dhe Republika e Kosovës të ketë drejtësi për të gjithë dhe ishte i pakompromis në zbatimin e ligjit.

Jo rastësisht komuna e Gjilanit është shembull në regjion për siguri dhe qetësi publike dhe pashmangshëm që për këtë klimë të mirë ka kontribut të madh edhe gjyqtari, Ilaz Kryeziu.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kryeziu, Gjykatës Themelore në Gjilan dhe të gjithë miqve e farefisit. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.

KOMENTE