Haziri në Gjilan, Haliti në Viti,  Surdulli në Kamenicë dhe Ymeri në Novobërdë

Haziri në Gjilan, Haliti në Viti, Surdulli në Kamenicë dhe Ymeri në Novobërdë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), pritet t’i rikandidojë kandidatët në komunat  ku i ka pasur kandidatë edhe në zgjedhjet e kaluara, kur janë në pyetje komunat si Gjilani, Vitia, Kamenica e Novobërda.

Siç dihet, në Gjilan e Viti kishin fituar kandidatët e LDK-së, por jo edhe në Kamenicë e Novobërdë.

Sipas kreut të këtij subjekti politik, Isa Mustafës, kur janë në pyetje komunat e Anamoravës, në Gjilan, LDK-ja, do të kandidojë me Lutfi Hazirin, në Viti me Sokol Halitin, në Kamenicë me Shaip Surdullin dhe në Novobërdë me Bajrush Ymerin.

Përndryshe, zgjedhjet lokale në Kosovë janë paraparë të mbahen me 22 tetor.

Lutfi Haziri

Sokol Haliti

Shaip Surdulli

Bajrush Ymeri

KOMENTE