Haziri mirënjohës për SHBA-të, vendet anëtare të BE-së dhe për Aleancën e NATO-s

Haziri mirënjohës për SHBA-të, vendet anëtare të BE-së dhe për Aleancën e NATO-s

Në përvjetorin e 18-të të fillimit të bombardimeve të NATO-s, kreu i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka shkruar në profilin e tij se është mirënjohës për SHBA-të, vendet anëtare të BE-së, për Aleancën e NATO-s, të cilët parandaluan spastrimin etnik të Kosovës.

Ja postim i plotë i Hazirit

Në 18-vjetorin e fillimit të bombardimeve, shpreh mirënjohjen time të thellë për SHBA-të, vendet anëtare të BE-së, për Aleancën e NATO-s, të cilët parandaluan spastrimin etnik të Kosovës. Në këtë ditë, e kujtoj me respekt maksimal dhe e falënderoj presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili punoi me tërë qenien e tij që Kosova ta ketë Lirinë, Pavarësinë dhe Demokracinë. LH

KOMENTE