Haziri: Kurban Bajrami thërret për kujdes për jetimët, skamnorët dhe të pambrojturit

Haziri: Kurban Bajrami thërret për kujdes për jetimët, skamnorët dhe të pambrojturit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar sot kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliun dhe kryesinë e BI-së, për t’ua uruar festën e Kurban Bajramit.

“E urova kryetarin e Bashkësië Islame për festën e Kurban Bajramit dhe me këtë rast ua uroj të gjithë qytetarëve të Gjilanit. Kjo është një festë e sakrificës, misionit dhe obligimin që e kemi ndaj Zotit dhe profetit. Kurban Bajrami thërret për solidaritet, që ta ndajmë të mirën bashkë dhe të kemi kujdes ndaj atyre që kanë nevojë çdo ditë, jo vetëm në festë. Thirrja më e madhe e kësaj feste është që të kujdesemi për jetimët, skamnorët dhe të pambrojturit”, ka thënë pas vizitës kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri e ka falënderuar kryetarin e Bashkësisë Islame për rolin e rëndësishëm në mekanizmin referues dhe për kontributin në kultivimin e dialogut ndërfetar.

“Falë kontributit të Bashkësisë Islame, Gjilani sot është komunë model për kultivimin e dialogut ndërfetar dhe tolerancën. Për këtë punë jemi marrë shembull edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Haziri.

Ndërsa, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën e stome dhe për, siç tha, bashkëpunimin e mirë që e kanë në vazhdimësi me Komunën e Gjilanit.

KOMENTE