Haliti priti në aeroport ish-presidenten e Konfederatës Zvicerane, Micheline Calmy-Rey

Haliti priti në aeroport ish-presidenten e Konfederatës Zvicerane, Micheline Calmy-Rey

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në Aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” ish-presidenten e Konfederatës Zvicerane, znj. Micheline Calmy-Rey.

Në orët e pasdites znj. Calmy-Rey do të vizitojë komunën e Vitisë pasi që ajo do të nderohet nga institucionet komunale me titullin qytetare nderi.

Po ashtu ajo do të merre pjesë edhe në ceremoninë e zbulimit të pllakës në sheshin që tani e tutje do të bartë emrin e saj.

KOMENTE