Haliti: Komuna e Vitisë ndihet e nderuar me suksesin e KF “Vllaznia”

Haliti: Komuna e Vitisë ndihet e nderuar me suksesin e KF “Vllaznia”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në vizitë kryesin e Klubit të Futbollit “Vllaznia” nga Pozherani, klub ky që për here të parë ka arritur të hyjë në Superligën e Futbollit të Kosovës.

Me këtë rast Kryetari Haliti i ka uruar ata për suksesin e arritur duke potencuar se Institucionet Komunale të Vitisë, ndihen të nderuar me suksesin e këtij klubi dhe shtoj se Komuna e Vitisë edhe në të ardhmen do të vazhdoj të përkrah këtë klub që në mënyrë dinjetoze po arrijnë të përfaqësoj këtë komunë në fushën e futbollit.

Ai shtoi se Komuna të cilën ai e udhëheq do të përkrah edhe klubet e tjera me qëllim që ato të kenë suksese në disiplinat e ndryshme sportive.

Ndërkaq Kryesia e KF “Vllaznia” falënderuan kryetarin Haliti për mbështetjen e dhënë duke potencuar se ata do të punojnë edhe më shumë që KF “Vllaznia” të arrij suksese edhe më të mëdha.

 

KOMENTE