Hajrullahu për Vetëvendosjen: Herë sorrë e herë skifterë!

Hajrullahu për Vetëvendosjen: Herë sorrë e herë skifterë!

Enver Hajrullahu, sekretar i Nisma-s për Kosovën, Dega në Gjilan, ka shkruar në profilin e tij, në rrjetin social facebook, për sjelljet e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje kur është në pyetje flamuri kuq e zi.

Ai i ka thumbuar ata për patriotizmin e tyre, që sipas tij, po dallon kur po takohen me ambasadorë dhe në takimet jashtë vendit, me ato brenda vendit, siç ishte rasti i sotshëm i betimit të deputetëve të kësaj Lëvizjeje.

Për më tepër shih postimin e plotë të tij:

“Patriotizmi” i Lëvizjes Vetëvendosje: në Washington, Bruksel, Berlin dhe takimi me ambasadorë te ndryshëm në Kosovë pa flamurin Kuq e Zi, ndërsa ne Kuvendin e Kosovës “betimin” me flamurin Kuq dhe Zi.

Në vendet e lartpërmendura SORRË, ndërsa ne Kuvendin e Republikës së Kosovës, Skifter.

KOMENTE