Gjilani, Vitia, Kumanova dhe Kriva Palanka do të konkurojnë në BE me projekte të përbashkëta komunitare

Gjilani, Vitia, Kumanova dhe Kriva Palanka do të konkurojnë në BE me projekte të përbashkëta komunitare

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe atë të Kriva Palanka nga Maqedonia, Arsencho Aleksovski, ku u dakorduan për konkurrimin në fondet e BE’së për projekte të përbashkëta ndërkufitare.

“Lajmi i mirë është se Gjilani, Vitia, Kumanova dhe Kriva Palanka do të konkurrojnë me projekte të përbashkëta komunitare në fondin e Bashkimit Europian për bashkëpunim ndëkufitar, që ne e kemi në kuadër të punës sonë të përbashkët të 17 komunave, duke inkurajuar edhe komunat tjera të konkurrojnë”, tha pas takimit kryetari Haziri.

Ndërsa, kryetari i komunës Kriva Palanka nga Maqedonia, Arsencho Aleksovski, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen në Gjilan, duke thënë se ndjehet mirë që e kanë gjetur mënyrën e përbashkët të aplikimit në fondet IPA.

“Sot po e fillojmë një bashkëpunim ndërkufitar me Republikën e Kosovës lidhur me një program të IPA’s. Më vjen mirë kemi gjetur mënyrën e aplikimit të përbashkët, ku Kriva Palanka do të aplikoj së bashku me komunën e Vitisë. Projektet do të jenë të natyrës rekreative. Mendoj se do të na mundësohet dhe do të vazhdojmë me bashkëpunim në peirudha më të gjata. Ky është një fillim i bashkëpunimiot në ineteres të qytetarëve të Kriva Palankës, Gjilanit dhe Vitisë.

Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka falënderuar kryetarin Haziri për angazhimin, ndërmjetësimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e komunave në regjion.

“Ne tashmë e kemi një traditë të bashkëpunimit ndërkufitr dhe jemi të entuziazmuar që sërish Gjilani, Vitia, Kumanova dhe Kriva Palanka bashkëpunojnë me projekte të përbashkëta, sidomos rreth projektit rekreativ dhe ambiental. Do të punojmë në krijimin e ambientit të mirë në lumen “Morava” dhe me këtë rast e falënderoj kryetarin Haziri për angazhimin, ndërmjetësimin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e komunave në regjion”, u shpreh Haliti.

Përndryshe, Gjilani vitin e kaluar e ka realizuar projektin e parë të bashkëpunimit ndërkufitar me Komunën e Çairit të fituar nga Komisioni Europian për mbështetjen ndaj zejtarëve.

KOMENTE