Gjilani lanson platformën online Web GIS

Gjilani lanson platformën online Web GIS

Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Gjilanit ka lansuar aplikacionin online Web GIS, i cili paraqet një platformë praktike dhe funksionale që ka aftësi të informojë qytetarët për nevojat dhe kërkesat e tyre.

Drejtori për Urbanizëm, Valon Shefkiu, ka informuar se kjo platformë mundëson informacione të rëndësishme për qytetarët për urbanizmin, shërbimet publike, sektorin e bujqësisë, institucionet arsiomore e shëndetësore dhe për turizmin.

“Në kuadër të Web GIS, qytetarët e Gjilanit do të kenë mundësi të marrin informacione nga fusha të ndryshme siç është urbanizmi, ku janë paraqitur planet urbanistike, paraqitjen e objekteve të pajisura me leje ndertimi, mjedisore dhe legalizimi, përcaktimin e zonave të ndërtimit brenda dhe jashtë qytetit”, ka thënë Shefkiu.

Po ashtu, Web GIS ofron qajse për qytetarët edhe për Shërbimet Publike (shtrirjen e hapësirave publike brenda komunës së Gjilanit, rrjetin rrugor, rrjetin e ujësjellësit), për Kadastër, gjeodezi dhe prone (paraqitjen e bazës gjeodezike për zonën urbane, për zonat rurale, paraqitjen e pronave komunale etj.)

Me anë të kësaj platforme, gjilanasit mund të informohen edhe sa i përket evidentimin e tokave bujqësore, evidentimin e siperfaqeve pyjore, llojet e tokave, llojet e erozionit, për objektet e trashëgimisë kulturore, objektet e trashëgimisë fetare, atraksionet natyrore, sikurse edhe për paraqitjen e lokacionit të objekteve të administratës komunale, institucioneve arsimore, e institucioneve shëndetësore.

Për më shumë, klikoni në linkun zyrtar: www.gisgjilani.com\admin. ​

KOMENTE