Gjilan: Kapen me marihuanëfotoilustrim

Gjilan: Kapen me marihuanë

Në dy raste të ndara policia ka arrestuar dy të dyshuar pasi tek ta pas kontrrolit është gjetur në posedim sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë

Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë” në Gjilan, është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Po ashtu në një rast tjetër, po në të njëjtën rrugë, është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrolli tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

KOMENTE