Gjilan: Arrestohet për posedim të substancave narkotikeIsmet Hashani, zëdhënës i PK-së

Gjilan: Arrestohet për posedim të substancave narkotike

Policia e Kosovës Njësitet anti-drogë nga shtabi qendror, që veprojnë në Gjilan, përmes rrugëve operative informohen se i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës, është në pronësi të substancave narkotike me qellim shitje.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se me urdhëresë të Gjykatës është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku është gjetur dhe sekuestruar një kavanoz i përgatitur ne forme lëngu me substancë narkotike me peshe 563.3 gram dhe një qese me substancë narkotikë e llojit marihuanë me peshe 41.4 gram.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë. Rasti i referohet PTH.

KOMENTE