Gati për rrugë kamioni elektrik i Mercedesit (video)

I prezantuar si koncept vitin e shkuar në panairin IAA në Hanover, kamioni i Mercedesit Urban eTruck pritet të vijë si model i prodhuar gjatë muajve të ardhshëm.

Njoftimi erdhi nga Mercedes-Benz Trucks dhe plani është që të prodhohen rreth 20 modele, të “kamionit të parë të rëndë tërësisht elektrik”.

Linja e parë e modeleve të prodhuara do të dalë në Evropë, në më pak se 12 muaj. Urban eTruck nëse mbushet maksimalisht deri 12.8 tonë në total do të peshojë 25 tonë.

Ai ka bateri masive me kapacitet 212 kilovatë për orë, mjaftueshëm për të kaluar 200 kilometra distancë

Burimi: BLIC

KOMENTE