Fondacioni “Behgjet Pacolli” ndihmon Spitalin e Gjilanit

Fondacioni “Behgjet Pacolli” ndihmon Spitalin e Gjilanit

Sot, Spitali i Përgjithshëm i Gjilanit ka marrë donacion nga Fondacioni Behgjet Pacolli, pajisje të ndryshme kryesisht ortopedike, shtretër, dollapë, tavolina e të tjera.

E pranishme në këtë aktivitet human të këtij fondacioni ishte edhe humanistja Vana Jerliu Ramadani, e cila i është falënderuar donatorit Behgjet Pacollit, për këtë vepër humanitare që sadopak do t’ua lehtëson punën personelit në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, por edhe do t’u shërbejë pacientëve të këtij Spitali.

Jerliu-Ramadani thotë se ndihet shumë e lumtur që ka marr pjesë në këtë vepër humanitare nga e cila do të përfitojnë qytetarët gjilanas e më gjerë.

KOMENTE