Fillojnë xhirimet e filmit “Shpresa e Humbur” nga Valton Jakupi

Fillojnë xhirimet e filmit “Shpresa e Humbur” nga Valton Jakupi

Kanë filluar xhirimet e filmit dokumentar “Shpresa e Humbur” të regjisorit, Valton Jakupi dhe Producent Ekzekutiv Daniel Hoffman, dedikuar mërgimtarëve të fshatit Tërnoc që jetojnë në Evropë dhe Amerikë.

Sipas Jakupit në këtë film bëhet fjalë per tri gjeneratat në mërgim, gjeneratën prej viteve 1973, rrugëtimin dhe vështërsit e tyre drejt emigrimit, gjeneratën e mesme që emigruan për shkaqet politike dhe ekonomike si dhe për gjeneraten e re që sot një numër i madh i të rinjëve studijojnë në vendet perendimore.

“Xhirimet e filmit i kemi filluar para 3 jave me vet finansim timin, por është i hapur edhe për sponzorime. Ky film kërkon një angazhim të madh sepse kemi mërgimtar Tërnocas në shumë vende të Europës dhe Amerik. Po janë edhe disa pjesë artistike që do ti luajnë disa aktor të njohur, ku do te inskenohen pjesët artistike mbi ngjarje te vërteta, dhe këto xhirime do të bëhen në Luginë të Presheves ose në Kosovë”, ështe shprehur Jakupi.

Ai thotë se se stafi i realizimit të këtij filmi është i përbërë nga Shqiptar dhe Zvicran, ku pjesën e postproduksionit do ta ketë një produksion Zvicranë, dhe do të titrohet në gjuhën Gjermane dhe do te jetë i gatëshem në muajin Nëntor.

BURIMITitulli.com

KOMENTE