Fillojnë korrje-shirjet në komunën e Bujanocit, afro 3500 hektarë të mbjellë më grurë

Fillojnë korrje-shirjet në komunën e Bujanocit, afro 3500 hektarë të mbjellë më grurë

Kanë filluar korrje-shirjet e grurit në territorin e komunës së Bujanocit dhe në shërbim janë afro 60 autokombajnerë të vjetruar që rrit humbjen e grurit.

Sipas inxhinierit pranë shërbimit të bujqësisë në administratën komunale në Bujanoc, Hekuran Ameti ka afro 3500 hektarë të mbjellë më grurë.

“Rendimentet e grurit të bukës në rrethinë tonë sillen nga 3000-5000 kilogram për hektarë varësisht nga koha e mbjelljes dhe masat e ushqimit”, është shprehur për “bujanovacke” Ameti.

Çmimet e autokombajnerëve sillen rreth 110 euro pë hektarë pa përfshirjen e lidhjeve të thasëve.

Ameti theksoi gjithashtu nëse lejojnë kushtet atmosferike këtë vit korrje-shirjet në komunën e Bujanocit do të përfundojnë për 15 ditë.

BURIMI: Titulli.com

KOMENTE