Fëmijët e entit parashkollor mësojnë për punën e policisë

Fëmijët e entit parashkollor mësojnë për punën e policisë

Rreth 30 fëmijë të entit parashkollor “Integj” në Gjilan kanë vizituar stacionin policor në Gjilan në kuadër të strategjisë “Policimi në Bashkësi”

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se qëllimi i vizitës ka qenë që këta fëmijë më për së afërmi të njoftohen me punën, detyrat dhe ambientit e policisë së Kosovës nê Gjilanit.

“Fëmijët gjatë vizitës kanë pas rastin të njoftohen me ambientin brenda stacionit policor dhe kanë përdorur disa pjesë të uniformës si kapela e jelekët reflektues, shenja Stop, që me këtë femijët kanë arritur të kuptojnë qëllimin dhe rëndësinë e zyrtarëve policor që kujdesen për sigurinë në komunikacion”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

Sipas tij, drejtoresha dhe stafi i kësaj çerdhe janë falënderuar për një vizitë kaq të rëndësishme për fëmijët.

KOMENTE