Farat e kungullit dhe ndikimi i tyre në organizmin tonë

Farat e kungullit dhe ndikimi i tyre në organizmin tonë

Farat e kungullit janë një produkt që kanë një ndikim të theksuar në shendetin e organizmit tonë. Vlera e tyre ushqyese rritet në varësi të kohës që ato kalojnë, sa më gjatë të qëndrojnë aq më të ushqyeshme janë. Disa nga efektet e shëndetshme të farave të kungullit janë;

Zemër të shëndetshme

Një e katërta e gotës me këto fara të shijshme përmban pothuajse gjysmën e dozës së nevojshme ditore të magnezit, që është shumë i rëndësishëm për zemrën. Po ashtu ndihmon edhe në kontrollin e shtypjes së gjakut.

Përmirësojnë sistemim imun

Farat e kungullit janë të pasura me magnez dhe zink, një përmbajtje e cila ndihmon në rregullimin dhe forcimin e sistemit imun, duke bërë të mundur zvagëlimin e rrezikut nga infeksionet, si gripi apo ftohjet. Hulumtimet kanë vërtetuar se farat e kungullit zvogëlojnë lodhjen kronike dhe depresionin.
Rëndësi në shëndetin e prostatës

Farat e kungullit kanë një rol të veçantë në ushqimin e përdorur nga meshkujt. Studimet në lidhje me këtë tregojnë se vaji i kungullit dhe farat, shkaku i përmbajtjes së lartë të zinkut, ndikojnë në mbrojtjen e prostatës, sidomos te meshkujt.

KOMENTE