Është mbajtur diskutimi publik për buxhetin me banorët e fshatit Skifteraj

Është mbajtur diskutimi publik për buxhetin me banorët e fshatit Skifteraj

Në Skifteraj është mbajtur debati publik rreth planifikimit të buxhetit për periudhën 2018-2020, me që rast janë njoftuar banorët për procedurat e buxhetit deri në aprovimin nga ana e Kuvendit Komunal.

Drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Ibrahim Rama, ka njoftuar ndër të tjerash për kategoritë shpenzuese të buxhetit , si dhe planifikimet për 3 vitet e ardhshme.

Të pranishëm ishin edhe drejtorët tjerë Qahil Sinani, Basri Aliu e Ajet Sallahu.

Banorët e fshatit Skifteraj kanë parashtruar edhe kërkesat e tyre si prioritete të projekteve në të ardhmen, duke renditur si shumë të nevojshme funksionalizimin ujësjellësit të fshatit, renovimin e rrjetit të kanalizimit i cili ka defekte nëpër fshat, rregullimin e rrugëve fushore, por gjithashtu edhe asfaltimin e disa rrugëve lagjore dhe hapjen e kanaleve të ujit me ndërtimin e urave të arave.

Banorët gjithashtu kanë kërkuar përshpejtim të punëve që parashihen për sivjet të kryhen në fshat, siç është rruga Skifteraj- Mogillë e cila pritet të asfaltohet, sikur edhe trotuari që përshkon rrugën kryesore të fshatit.

Debat publik për buxhetin, ishte paraparë të mbahet paraprakisht edhe në fshatin Podgorc, mirëpo kjo nuk u mbajt për shkak se nuk pati qytetar të interesuar për pjesëmarrje.

KOMENTE