“Eliot Engel në mesin e atyre që u vunë në anën e të drejtës sonë për jetë dhe liri”

“Eliot Engel në mesin e atyre që u vunë në anën e të drejtës sonë për jetë dhe liri”

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij e ka falënderuar kongresistin amerikan, Eliot Engel, për mbështetjen ndaj tij dhe Kosovës.

Ja postimi i tij i plotë:

Kosova është me fat që e drejta e saj për të qenë e lirë dhe e pavarur, është kuptuar më mirë se kurrë, nga gardianët e lirisë në Botë, siç janë SHBA dhe BE. Pa këtë përkushtim të tyre, Kosova dhe çdo njëri prej nesh, do të duhej të priste gjatë ta fitonte lirinë e mohuar.

Në mesin e atyre që u vunë në anën e të drejtës sonë për jetë dhe liri, është edhe kongresisti Eliot Engel.

Një falënderim nga zemra për kongresisitin Engel, për SHBA dhe për gjithë të tjerët, për krejt çfarë kanë bërë e po bëjnë, që edhe një popull i vogël, të jetë në mesin e popujve të lirë të Evropës.
RH
video

KOMENTE