Duhet një personalitet i fortë për drejtor të AKI-së dhe trefishim të buxhetit për AKI

Duhet një personalitet i fortë për drejtor të AKI-së dhe trefishim të buxhetit për AKI

Analisti dhe njohësi i çështjeve të sigurisë Fadil Kajtazi, ka shkruar në profilin e tij në facebook se Presidenti Thaçi ka detyrë kushtetuese ta ruaj vendin nga çdo kërcënim.

‘Në vend të përpjekjeve për ta formuar ushtrinë duke i acaruar marrëdhëniet me miqtë, më e udhës do të kishte qenë që ai të zgjedhë një personalitet të fortë për drejtor të AKI-së dhe t’i propozojë qeverisë trefishimin e buxhetit për AKI”, ka shkruar Kajtazi.

Ja postimi i tij i plotë:

Rezoluta e Kongresit të SHBA se “Shqipëria rrezikohet nga ndikimet ruse” është një sinjal i mirë për të parë rrezikun që mund t’i kanoset edhe Kosovës. Ky rrezik nuk vjen nga një kërcënim ushtarak rus, por nga ndikimi i shërbimeve inteligjente. Presidenti Thaçi ka detyrë kushtetuese ta ruaj vendin nga çdo kërcënim. Në vend të përpjekjeve për ta formuar ushtrinë duke i acaruar marrëdhëniet me miqtë, më e udhës do të kishte qenë që ai të zgjedhë një personalitet të fortë për drejtor të AKI-së dhe t’i propozojë qeverisë trefishimin e buxhetit për AKI.

KOMENTE