Dua Lipa, ylli në rritje

Dua Lipa, ylli në rritje

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është një yll që po shkëlqen dhe çdo ditë e më shumë merr vlerësime pozitive, shkruan albinfo.ch. Kështu media amerikane “Billboard” e ka cilësuar atë si një yll në rritje dhe që ka bërë bujë të madhe në Angli dhe Evropë.

“Ne sot mirëpresim yllin në rritje Dua Lipa! Gjatë vitit të fundit, këngëtarja dhe tekstshkruesja ka bërë bujë të madhe në Evropë dhe në Angli, ku pesë herë ishte në top 40 hitet në ranglistën britanike, përfshirë edhe top 10 me ‘No Lie’”, shkruan “Billboard”.

Dua Lipa ka paralajmëruar se albumi i saj do të dalë në qershor, derisa do të ketë shumë bashkëpunime.

Burimi: Albinfo.ch

KOMENTE