Drejtuesit e “Vatrës” takojnë përfaqësuesit e fshatit Novosellë

Drejtuesit e “Vatrës” takojnë përfaqësuesit e fshatit Novosellë

Kryetari i Lëvizjes Qytetare Vatra Kushtrim Kadriu me bashkëpunëtorë pritën në takim përfaqësuesit e fshatit Novosellë të Bujanocit, të cilët jetojnë në Gjilan.

Fikri Mehmeti, zëdhënës i Lëvizjes Qytetare Vatra në Gjilan tha se gjatë këtij takimi me përfaqësuesit e fshatit Novosellë, u diskutua për problemet me dokumentet e identifikimit qè po i preokupojnë këta qytetarë si dhe për problemet e tjera.

Sipas tij, banorët u informuan për angazhimin që po bëhet në Lëvizjen “Vatra” dhe në Zyrën për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, për zgjidhjen e këtyre problemeve dhe për mënyrat e fitimit të shtetësisë.

Mehmeti ka thënë se gjithashtu banorët shprehën pakënaqësinë edhe me shlyerjen nga e drejta për shtetësi që po bëhet në evidencat e gjendjes civile në malësinë e Bujanocit nga pushteti serb.

Për fund, banorët e fshatit Novosellë falënderuan Lëvizjen “Vatra” për angazhimin që po bënë, ka thënë Fikri Mehmeti, zëdhënës i Lëvizjes Qytetare Vatra në Gjilan

KOMENTE